Melatonina Pocket Liposomiale

Aerd Pharma

Aerd Farma, Tirane +355697050445 info@aerdpharma.com

Melatonina Pocket Liposomiale

Melatonina Pocket Liposomiale

Çmimi me pakicë: 1,820.00 Lekë

Melatonina Pocket Liposomiale është një suplement ushqimor me bazë melatonine, e cila ndihmon në rregullimin e ciklit gjumë-zgjim dhe kontribuon në shkurtimin e kohës që nevojitet për të fjetur.

Melatonina është një hormon i prodhuar nga organizmi ynë, i cili ndihmon në rregullimin e funksioneve të rëndësishme biologjike, veçanërisht të ritmeve cirkadiane (ritmit biologjik ditor). Ajo merr pjesë në rregullimin e ciklit gjumë-zgjim, ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe lidhet gjithashtu me ndryshimet e humorit.

Ndryshe nga barnat që nxisin gjumin, melatonina nuk shkakton varësi dhe përgjithësisht tolerohet mirë. Forma liposomale siguron biodisponibilitet dhe përthithje më të lartë të produktit.

Rekomandohet në:

* Vështirësi për të rënë në gjumë
* Zgjime të shpeshta gjatë natës
* Pagjumësi
* Rregullimi i ciklit të gjumit

Informacioni nutricional
Përmbajtja Për dozën ditore
Melatonina Liposomiale
e perkthyer ne Melatoninë
108 mg
1 mg

Sipas veprimit: Gjumësjellës

Sipas përmbajtjes: Melatoninë

Marka
Promopharma
Paketimi
30 stick
Perdorimi
Rekomandohet marrja e 1 qeseje (stick pack) në ditë, 30 min para se te shtrihemi per te fjetur,Përmbajtja e qeses tretet drejtpërdrejt në gojë.

Lexoni etiketën dhe informacionin e produktit para përdorimit.